Forbes: 10 menaxherët më të fuqishëm në botën e sportit

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ -Revista amerikane Forbes ashtu si çdo vit ka publikuar klasifikimin e menaxherëve më të fuqishëm të sportit në botë. Në 10-shen më të mirë ka të reja interesante, duke nisur nga kthimi në vend të dytë të Jorge Mendes-it, protagonist në verë me kalimin e Cristiano Ronaldo-s nga Reali te Juvja.

Agjenti portugez i futbollit e ka tejkaluar kuotën 100 milionë euro me komisione dhe në klasifikim duhet që ti përulet vetëm Scott Boras-it, i cili ka disa klientë, sidomos ata në botën e bejsbollit.

Brenda 12 muajve Mendes ka shtuar komisionet nga shitjet me 30,5% duke kaluar nga 77 në 100,5 milionë. Ndërkohë që kontrata që zotëron për lojtarët nga vlera 770 që ka qenë ën total në 2017, ka shkuar në 1 miliard në 2018.

Por edhe Mino Raiola ka bërë një kapërcim, duke hyrë në pesëshen më të mirë nga vendi i dhjetë që ishte. Aktualisht ai ka fituar në 2018-ën 62,89 milionë ndërsa në total vlera nga kontratat ka shkuar në 628,9 milionë.

Agjentët                                  Sporti                    Komisione

1             Scott Boras                            Bejsboll                 $105.16 milionë

2             Jorge Mendes                         Futboll                  $100.52 milionë

3             Jonathan Barnett                    Futboll                  $79.56 milionë

4             Jeff Schwartz                          Basketboll            $66.78 milionë

5             Mino Raiola                             Futboll                  $62.89 milionë

6             Casey Close                            Bejsboll                $62.17 milionë

7             Sam & Seth Levinson               Bejsboll                $49.47 milionë

8             Volker Struth                            Futboll                $46.44 milionë

9             Pat Brisson                                Hokej                $45.35 milionë

10           Todd France                              Futboll               $41.84 milionë

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.