Bonusi për fëmijët e porsalindur, Zv.ministrja Jaku flet për politikën e re sociale

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ – Qeveria shqiptare lançoi sot një politikë të re sociale që do të nxisë rritjen e popullsisë, duke shpërndarë nga janari 2019 një bonus prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë lekësh për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekësh për fëmijën e tretë të lindur në çdo familje të Republikës së Shqipërisë. E ftuar në një emision televiziv  zëvëndësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Adriana Jaku tha se ”Kryeministri i vendit dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Mnastriliu komunikuan sot paradite politikën e re sociale për të gjithë popullatën të gjitha familjet shqiptare të cilat do të gëzohen nga lajmi me ardhjen e një bebe të re”.

Aktualisht në të gjitha bashkitë ne kemi bonusin e bebes që është një shumë simbolike prej 5 mijë lekësh. Për çdo fëmije që vjen në jetë, fondi që alokohet nga ministria jonë ju shpërndahet njësive të qeverisjes vendore të cilat ja u delegojnë dhe ja u japin këtë bonus fëmijëve të porsalindur, por tashme ne kemi një politik te re e cila vjen si shkak i reformave dhe mirëadministrimit të të gjithë buxhetit shtetëror, e cila sjell në fakt rritje të bonusit dhe konkretisht pagesa do të jetë për bebe. 400 mijë lekë për fëmijën e parë, 800 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 1 200 000 mijë lekë”, theksoi Jaku.

Zv.ministrja theksoi se “ne nuk kemi targetuar një grup familjesh në nevojë, por kemi menduar për gjithë popullatën kësaj here.

Jaku tha se reformat dhe mirëadministrimi i buxhetit të shtetit do të sjellë jo vetëm këtë politikë të re sociale që do të fillojë nga data 1 janar 2019, por dhe rritje pagash në shëndetësi në arsim dhe në shume vitesh dhe në ushtri./m.z/e.caushi.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.