Bonusi i bebeve, jo më përmes Ministrisë së Brendshme

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Kryeministri Rama vuri në dukje se bonusi i fëmijëve të sapolindur për familjet shqiptare tashmë do të jepet shpejt, drejtpërdrejtë dhe nuk do të ketë më asnjë mundësi që të përdoret për qëllime të tjera. Në daljen për publikun, Rama theksoi se bonusi tani kalon përmes njësive vendore nëpërmjet Ministrisë së Brendshme.

“Kjo do të ndryshojë krejtësisht dhe sistemi do të jetë i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë. Nuk do të ketë kapërcime nga njësi të ndryshme vendore dhe nuk do të ndodhë që paratë e fëmijëve të përdoren për tjetër gjë, duke lënë familjet pa bonos”, tha Kryeministri Rama.

Mekanizmi që do të ndërtohet në harkun e një viti, tha ai, do të krijojë shërbimin e bonusit, kombëtar dhe në kohë rale, sipas praktikës më të mirë që kemi parë në vende të tjera. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.