SHBA – Uashingtoni sanksionon rrethin e presidentit venezuelas Maduro

UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Thesari amerikan ndërmori sanksione financiare kundër rrethit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro mes të cilëve edhe beshkëshortja e tij, sipas një komunikate të bërë sot.

Katër persona janë shënjestruar nga këto sanksione mes të cilëve edhe Cilia Adela Flores de Maduro, bashkëshortja e presidentit, por gjithashtu edhe zëvendëspresidentja, Delcy Rodriguez.

Të ardhurat e tyre në territorin amerikan janë ngrirë, sipas këtyre sanksioneve.

“Presidenti Maduro mbështetet mbi rrethin e tij për të mbajtur pushtetin ndërkohë që regjimi i tij vjedh vazhdimisht atë që mbetet nga pasuritë e Venezuelës”, theksoi sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin në një komunikatë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.