SHBA – Trump: Nuk parashikoj takim me Rohanin në OKB

UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se nuk parashikonte të takohej me homologun e tij iranian, Hassan Rohani në Nju Jork, në vazhdën e asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

”Pavarësisht kërkesave, nuk e kam në plan të takohem me presidentin Hassan Rohani”, thuhej në një postim të tij në Twitter, pa specifikuar konkretisht nga vinin këto ‘’kërkesa’’.

”Ndoshta një ditë, në të ardhmen. Jam i sigurtë se ai është një burrë mjaft simpatik”, shkruan Trump.

Rohani u shpreh qartësisht të hënën se nuk do të dëshirontre një takim ballë për ballë në këtë fazë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.