PD maskë gjobvënëse

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” pas akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha, duke theksuar se kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit, ka ngatërruar sistemin ku vepron.

Kryeministri u shpreh se Partia Demokratike ka marr fund si alternativë e qeverisjes dhe është kthyer në një maskë gjobvënëse.

“Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron; ka harruar arsyen pse ekziston; ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse! Kur këtë parti pastaj e drejton LB, ferra e ka marrë fare uratën”, theksoi Kryeministri Rama./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.