Përpunimi i kontenierëve në porte, shifra më e lartë e 6 vjetëve të fundit

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Transporti i mallrave përmes porteve të vendit ka shënuar rritje dhe kjo vihet re në shifrat që vijnë nga portet e vendit sa i takon përpunimit  të kontenierëve të përpunuar. Sipas shifrave të publikuara nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri për tetëmujorin e këtij viti është regjistruar një rritje e ndjeshme e numrit të kontenierëve të përpunuar në portet tona duke arritur shifrën më të lartë në 6 vitet e fundit.

Sipas tabelës së të dhënave, nga janari deri në gusht të këtij viti, në portet shqiptare janë përpunuar 90 mijë 756 kontenierë me një rritje të ndjeshme nga 75 mijë e 224 kontenierë të përpunuar gjatë gjithë vitit 2017.  Në vitin 2016, numri i kontenierëve të përpunuar në portet shqiptare ishte 75 mijë e 329 kontenierë ndërsa në vitin 2015, 68 mijë e 857 të tillë. Në vitet 2015 dhe 2014 respektivisht, janë përpunuar në portet shqiptare 69 mijë 683 kontenierë dhe 72 mijë 497 kontenierë.

Kështu, sipas shifrave të vitit 2014, rritja e numrit të kontenierëve të përpunuar në portet shqiptare krahasimisht me tetëmujorin e vitit 2018, shkon në rreth 20 mijë kontenierë më shumë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.