Pacolli takon ministrat e Jashtëm të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën

PRISHTINË, 25 shtator /ATSH/ – Në kuadër të takimeve të shumta që kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, po zhvillon me homologët e tij në anekset e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka takuar edhe dy ministra të jashtëm të shteteve jo-njohës të Kosovës, respektivisht ministrin e jashtëm të Bahamasit, Darren Allan Heinfield dhe ministren e Jashtme të Ruandës, Louise Mushikiwabo.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar mbi arritjet e Kosovës në dekadën e fundit, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë si dhe integrimin e saj në organizata, europiane dhe ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, është diskutuar edhe mundësia, që këto dy shtete të rishqyrtojnë njohjen e Kosovës në një të ardhme të afërt si shtet i pavarur, në mënyrë që t’i bashkohet shumicës dërmuese të shteteve anëtare të OKB-së si dhe të mbështesin integrimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Të dy homologët e tij të këtyre shteteve kanë vlerësuar të arriturat e Kosovës dhe rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit në funksion të interesave të përbashkëta. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.