OKB – Trump premton një përgjigje në rast të përdorimit të armëve kimike në Siri

NJU-JORK, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi një përgjigje amerikane në rast të një përdorimi të ri të armëve kimike në Siri.

Ai dënoi me forcë “kaosin e shkaktuar në këtë vend nga drejtuesit e tij”.

“Ata po zhvasin burimet e kombit të tyre”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë nga tribuna e Asamblesë së Përgjithshme në Kombet e Bashkuara që zhvillohet një herë në vit.

Siria po shkatërrohet prej shtatë viteve nga një luftë civile, ku më shumë se 300 000 persona kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.