Manastirliu: Shërbim me standarde për 480 mijë qytetarë

Manastirliu: Shërbim me standarde për 480 mijë qytetarë

Manastirliu: Shërbim me standarde për 480 mijë qytetarëhttps://ata.gov.al/2018/09/25/manastirliu-sherbim-me-standarde-per-480-mije-qytetare/Ministria tha se “480 mijë qytetarë do të kenë kushte dhe standarde bashkëkohorë në shërbimin shëndetësor parësor, me rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore që përfundojnë brenda këtij viti”.Ministrja premtoi se do te kete jo vetëm kushte më të mira të infrastrukturës por edhe shërbime të integruara, duke filluar nga kontrolli mjekësor bazë, duke vijuar me konsultorin e nënës dhe fëmijës dhe të gjitha shërbimet bazë, të cilat do të ofrohen pa burokraci për qytetarët, me përdorimin e recetës elektronike, tashmë nga çdo mjek familje, në çdo qendër shëndetësore në vend.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 25 Shtator 2018

TIRANE, 25 shtator/ATSH/- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, premtoi se në çdo qendër shëndetësore do të ofrohet shërbim i integruar dhe pa burokraci për qytetarët.

Ministria tha se “480 mijë qytetarë do të kenë kushte dhe standarde bashkëkohorë në shërbimin shëndetësor parësor, me rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore që përfundojnë brenda këtij viti”.

Ministrja premtoi se do të ketë jo vetëm kushte më të mira të infrastrukturës por edhe shërbime të integruara, duke filluar nga kontrolli mjekësor bazë, duke vijuar me konsultorin e nënës dhe fëmijës dhe të gjitha shërbimet bazë, të cilat do të ofrohen pa burokraci për qytetarët, me përdorimin e recetës elektronike, tashmë nga çdo mjek familje, në çdo qendër shëndetësore në vend.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe te sistemi i meritokracisë, i vendosur me portalin “Infermierë për Shqipërinë”.

“Në sistemin shëndetësor publik u punësuan 590 infermierë përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë” dhe 800 infermierë të tjerë janë në listën e fituesve që presin të punësohen nëpërmjet kësaj platforme, që është transparente dhe siguron që më të mirët, të jenë pjesë e sistemit tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.

Rehabilitimi i 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave brenda vitit 2018 është pjesë e programit kombëtar të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, i cili do të transformojë kujdesin shëndetësor parësor nga veriu në jug të vendit. /o.l/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.