Kthim në identitet për banesën e Sandri Qipros në Pogradec

TIRANË,25 shtator /ATSH/ – Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe restaurimit të banesave “monument kulture”, të cilat po kthehen në identitet pas punimeve restauruese.

DRR Korçë së fundmi po kujdeset për kryerjen e ndërhyrjeve restauruese në banesën e Sandri Qipros, e cila përfaqëson një ndër banesat më të vjetra në qytetin e Pogradecit.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Synimi i restaurimit të banesave “monument kulture” është që t’i shpëtojnë rrënimit dhe të shndërrohen jo vetëm në dëshmi të historisë, por të kenë edhe efekt utilitar për turizmin. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.