Komisioni i Ligjeve dërgoi në Kuvend dy kandidatë për Institutin e Krimeve të Komunizmit

TIRANË,25 shtator /ATSH- I. Vata/ – Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zhvilloi një seancën dëgjimore me kandidatët për një vend vakant në Bordin e Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Në seancën dëgjimore me kandidatët për një vend vakant, lënë pas ndarjes nga jeta të Kolec Topallit, në Bordin e Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Nga të tre kandidatët, Alfred Lako, Peter Saraçi dhe Bajram Gjishti, i vetmi që u paraqit në dëgjesën e komisionit parlamentar ishte Lako. Dy kandidatët që komisioni vendosi t’i dërgojë seancës plenare ishin Alfred Lako dhe Peter Saraçi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.