BM – Londra: Europianët do të trajtohen njësoj si migrantët e tjerë pas Brexit

LONDËR, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Qytetarët e Bashkimit Europian duhet t’i nënshtrohen rregullave të njëjta ashtu si migrantët e tjerë në të gjithë botën për të punuar në Britaninë e Madhe pas periudhës postBrexit, sipas një marrëveshjeje të qeverisë britanike, të raportuar sot në media.

”Gjatë takimit të së hënës, kabineti i cili mblodhi ministrat kryesorë britanikë mbështeti njëzëri një sistem bazuar mbi merita sesa mbi shtetësinë e migrantëve”, raporton BBC.

Shtetasit e Bashkimit Europian aktualisht gëzojnë të drejtën për banim dhe punësim në Britaninë e Madhe, një situatë që duhet të marrë fund të përfundim të periudhës së tranzicionit postBrexit, në dhjetor të vitit 2020, në rast marrëveshjeje midis Londrës dhe Brukselit mbi kushtet e shkëputjes britanike nga BE-ja./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.