Basha: Hendeku mes njerëzve dhe qeverisë po rritet

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka ndezur të gjithë motorët e propagandës dhe se hendeku mes njerëzve të thjeshtë dhe qeverisë po rritet.

“Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorët. Shpifje e përbaltje nga shërbëtorët e mercenarët e Ramës për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!”, theksoi Basha. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.