ZVICËR –  Pritet të hyjë në fuqi traktati kundër kontrabandës së cigareve

GJENEVË, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Protokolli ndërkombëtar i luftës kundër kontrabandës së cigares pritet të hyjë në fuqi të martën, një traktat që do të ndryshojë situatën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ky traktat që pritet të rregullojë luftën kundër kontrabandës së cigareve dhe produkteve të tjera të cigares, që përfaqëson 10% të tregut global, u miratua në 2012 pas disa vite negociatash, por 40 shtetet duhet ta dekretojnë traktatin për të hyrë më pas në fuqi.

Pas miratimit britanik në qershor u arrit numri i nevojshëm i palëve në Protokoll. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim 90 ditët e nevojshme sipas rregullave të OBSH-së për hyrjen në fuqi më 25 shtator./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.