https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/266064624038509/
TIRANË, 24 shtator/ATSH/ – Ministria e Shëndetësisë po investon për fuqizimin e kujdesit Parësor ndërsa ka nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat.
Vetëm gjatë këtij viti do të rehabilitohen 80 qendra shëndetësore në qarkun e Tiranës, ndërsa po punohet intensivisht në 7 qendra shëndetësore dhe ambulanca në Elbasan.
Qendrat shëndetësore që rehabilitohen këtë vit në qarkun e Tiranës në kuadër të projektit kombëtar të rikonstruksionit të 80 qendrave shëndetësore:
Krahas këtyre qendrave të parashikuara në programin e rikonstruksionit të 80 Qendrave Shëndetësore në 2018, do të rikonstruktohet edhe qendra shëndetësore e Vorës dhe Saukut, në bashkëpunim me projektin “Shëndet për të Gjithë” si dhe Dispanceria e Tiranës, me financim nga buxheti i shtetit. /z.t/ /a.g/