NJU-JORK – Trump në OKB për problemin global të drogës

NJU-JORK, 24 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump është shfaqur sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju-Jork në një takim të nivelit të lartë mbi problemin global të drogës.

SHBA-ja u ka bërë thirrje sot vendeve të marrin masa për të luftuar abuzimin me drogat, duke përfshirë reduktimin e përdorimit të drogave, ndërprerjen e furnizimeve dhe zgjerimin e trajtimeve.

“Rritja e prodhimit të drogës dhe vdekjeve që lidhen me të, në SHBA dhe në mbarë botën është absolutisht e tmerrshme”, deklaroi presidenti amerikan, Trump.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.