LONDËR – May takohet me kabinetin pas rritjes së presionit për të ndryshuar planet e Brexit

LONDËR, 24 shtator /ATSH-DPA/- Presioni ndaj kryeministres britanike, Theresa May është rritur, ndërsa ajo ka zhvilluar sot një takim me kabinetin e saj për të ndryshuar propozimet për Brexit.

Axhenda e kabinetit përfshinte në qëndër të saj imigracionin pas Brexit, por është lënë mënjanë pas reagimit të zemëruar të kryeministres, May ndaj liderëve të BE-së që refuzuan propozimet e saj të ashtuquajtura “Lojë Shahu” gjatë një samiti joformal në Salzburg,  javën e kaluar.

Përpara një takimit të së hënës, ish-sekretari i Brexit, David Davis dhe euroskeptiku kryesor në partinë konservatore të May, Jacob Rees Mogg, mbështetën një raport duke argumentuar se qeveria duhet të rifokusojë përpjekjet e saj në Brexit për zgjerimin e lidhjeve të tregtisë së lirë me vendet jo anëtare të BE.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.