FOTO- “Java europiane e lëvizshmërisë”, fëmijët pedalojnë në bulevardin e Kavajës

TIRANË, 24 shtator/ATSH/- Fëmijë dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare në Kavajë pedaluan sot në bulevardin në qendër të qytetit në kuadër të aktivitetit “Java europiane e lëvizshmërisë”.

I organizuar nga bashkia e Kavajës në bashkëpunim me Këndin e BE-së, ky aktivitet synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin ambientin dhe për të përqafuar gjithmonë e më shumë mundësinë për të lëvizur në këmbë ose duke pedaluar një biçikletë.

Sipas bashkisë, duke përdorur biçikletën jemi më miqësorë me ambientin që na rrethon.

Për t’i kurajuar fëmijët që të përdorin këtë lloj transporti, bashkia e Kavajës u dhuroi atyre certifikata mirënjohjeje./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.