Dibër, 31 procedime penale gjatë një jave

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Policia e Dibrës gjatë javës që lamë pas ka proceduar penalisht 31 shtetas për vepra të ndryshme penale. Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie ndërmjet kushërinjve, ku u arrestua në flagrancë një shtetas për plagosje të rëndë me dashje me armë të ftohtë (thikë), dhe u procedua penalisht edhe një shtetas tjetër për plagosje të lehtë me dashje.

Janë arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë për dhunë në familje, dhe goditje për shkak të detyrës

Janë evidentuar dhe goditur 6 raste të ndërtimit të paligjshëm, si dhe janë proceduar 4 shtetas për mos bindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë

Janë konstatuar 4 shtetas duke drejtuar automjetet në mënyrë të parregullt, ku ka nisur procedimi penal për to si dhe janë proceduar penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, pasi kanë kanosur punonjësit e policisë gjatë detyrës.

Në drejtim të parandalimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor gjatë javës që kaloi janë vendosur 286 masa administrative, dhe janë kontrolluar 174 automjete.

Përveç evidentimit dhe goditjeve të rasteve të paligjsmërisë, Policia e Dibrës është çdo ditë e angazhuar pranë ambienteve të çdo shkolle, duke siguruar rend dhe siguri për nxënësit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.