ATHINË – Pavlopulos: Historia na mëson vlerën e bashkëjetesës paqësore

ATHINË , 24 shtator /ATSH-ANA/ – Presidenti grek, Prokopios Pavlopulos i ka drejtuar një mesazh Turqisë fqinje, ndërsa merte pjesë në festimet e përvjetorit të 197-të të çlirimit të Tripolit, gjatë Luftës së Greqisë për pavarësi nga sundimi osman.

“Edhe këtë vit, gjatë këtij përvjetori të rëndësishëm kombëtar, do ta përsëris këtë gjë për miken dhe fqinjën tonë Turqinë.  Gjithmonë do të zgjasim dorën e miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë si dhe bashkëjetesën paqësore me Turqinë duke favorizuar perspektivën e saj europiane. Turqia duhet të respektojë kufijtë, territorin dhe sovranitetin e Greqisë, pasi historia duhet të na bashkojë dhe jo të na përçajë’’, theksoi Pavlopulos.

‘’Mesazhi i përvjetorit për grekët nuk ishte vetëkënaqësi, por nevojë për të qëndruar vigjilentë dhe për të mbrojtur lirinë. Historia na ka treguar se ne grekët dimë ta mbrojmë trashëgiminë e paraardhësve tanë dhe të ardhmen që na takon, sepse ndarjet dhe përçarjet kanë qenë gjithmonë vdekjeprurëse për perspektivat e popullit dhe kombit tonë “, shtoi ai./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.