OSHEE përmirëson shërbimin ndaj abonentëve, riparim në kohë i defekteve

TIRANE, 23 shtator/ATSH/- OSHEE ka përmirësuar me 50% treguesit e performancës së rrjetit krahasuar me një vit më parë.

Por edhe përsa i përket furnizimit me energji elektrike ndaj abonentëve, OSHEE ka përmirësuar me 50% treguesit e performancës së rrjetit.

Remontet në kohë, investimet e reja dhe organizimi në terren e reduktuan kohën mesatare të riparimit të defekteve në 26.6 minuta nga 54. 7 minuta që ishte në 2017.

Sipas OSHEE, kohëzgjatja e defekteve për abonentët u përmirësua me 53% ndërsa kohëzgjatja e mungesës së energjisë elektrike u përmirësua me 50%. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.