“Milan” e “PSG” në ankth, UEFA pritet të rihapë dosjet për “Fair Play-n Financiar”

TIRANË, 22 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/-  “Milan” dhe “Paris Saint German” mund t’i kenë punët pisk me Federatën Europiane të Futbollit. Duke iu referuar një artikulli të publikuar nga “L’equip”, duket se Federata Europiane e Futbollit (UEFA) ka marrë një vendim të papritur për të riparë dosjet e problemeve të “Fair Play-t financiar” të skuadrave që kanë qneë nën hetim kohët e fundit. Mes tyre është dhe “Milani” dhe “PSG”.

“L’Equip”, kujton se “Milan” është u përjashtua nga komisioni disiplinës së UEFA-s verën e shkuar nga kupat e Europës pasi nuk kishte respektuar normat e Fair Playt Financiar, ndërsa Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pas një marrëveshjes mes kuqezinjëve dhe komisionit të disiplinës vendosi ri-pranimin e “Milanit” në kupat e Europës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.