FOTO/ Berat, ndërhyrje restauruese në Kishën e Shën Nikollës

TIRANË,22 shtator /ATSH/ – Vazhdon puna në mbrojtjen e vlerave historike dhe arkitektonike të monumenteve në Kalanë e Beratit.

Pas miratimit të projektit: “Restaurimi i Kishës së Shën Nikollës, në kalanë e Beratit,nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve së bashku me fondacionin CHwB- Albania janë duke bashkëpunuar për restaurimin e çatisë së saj e cila shfaqet në një shkallë të lartë degradimi për shkak të lagështirës dhe mungesës së hidroizolimit. 

Ndërhyrjet restauruese fillimisht konsistojnë në zbërthimin e çatisë, më pas do të kryhet zëvëndësimi i trareve si dhe elementëve të tjerë drusorë të struktures së çatisë të cilët janë të dëmtuar.

Më pas do të vazhdohet me petavrimin, vendosjen e materialit hidroizolues si dhe qeramosjen me tjegulla vendi.Projekti ështe hartuar nga specialistët e DRRK –Berat./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.