TIRANË,22 shtator /ATSH/ Ish-trajneri i Mançester Junajted, Aleks Ferguson, do të marrë pjesë në ndeshjen nga xhiroja e gjashtë e Kampionatit të Anglisë midis “djajve të kuq” dhe Vulverhempton.
Kjo ndeshje do të jetë e para nga muaji maj i vitit 2018, kur Fergusoni 76 vjeçar iu nënshtrua një operacioni pas gjakderdhjes në tru.
“Mirëserdhe sërisht në ‘Old Traford’ Ser Aleks”, publikoi Mançester Junajted në Tuiterin e tij zyrtar.
Ferguson e kryesoi Mançester Junajted nga viti 1986 deri në vitin 2013. Nën udhëheqjen e tij “djajtë e kuq” 13 herë u bën kampionë të Anglisë dhe dy herë e fituan Ligën e Kampionëve. /j.p/