Ambasadori i BE-së përshëndet super-operacionin në Shkodër

TIRANË,22 shtator /ATSH-  Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka reaguar pas operacionit “Oaz”, gjatë të cilit u arrestuan 11 persona, si pjesë e bandës “Bajri” në Shkodër. Ambasadori Luigi Soreca, përshëndet këtë operacion dhe e cilëson si të rëndësishëm, pasi lufta ndaj krimit dhe drogës në Shqipëri është prioritet për vendin dhe BE-në.

“Përshëndes operacionin e rëndësishëm të zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë nga Punët e Brendshme, task forca speciale në bashkëpunim me disa forca policie të BE-së. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në”, thotë ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.