TIRANË,22 shtator /ATSH- I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot aksionin e Policisë së Shtetit në Shkodër, gjatë të cilit u arrestuan 11 persona, duke e konsideruar si një aksion të suksesshëm kundër rrjeteve kriminale.
“Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit”, shprehet kryeministri.
Po ashtu, kryeministri thotë: “Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. Forca e Ligjit po përshkallëzohet”. /j.p/