Pukë/ Vijojnë investimet në infrastrukturën rrugore

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ – Banorët e lagjes “Përroi i Keq” në fshatin Blinisht në Pukë do të kenë një rrugë për t’u lidhur me rrjetin rrugor.

Edhe pse rruga është në fazat e para të saj, ky investim i bashkisë Pukë do të ndihmojë në jetesën e banorëve, të cilët mund të udhëtojnë lirshëm edhe me automjet përgjatë rrugës 2 km të gjatë.

Bashkia e Pukës ka ndërmarrë një sërë investimesh për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonë, duke nxjerr nga izolimi shumë fshatra.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.