TIRANË, 21 shtator/ATSH/ – Falë investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, spitali i Ballshit është transformuar.
Kështu, në këtë spital u përmirësuan dhe sistemuan të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme të spitalit. Po kështu, pas shumë vitesh u vendos për herë të parë sinjalistika dhe ndriçimi si dhe u riorganizua urgjenca.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vëmendja është tek qytetarët, të cilët falë punës dhe përkushtimit të stafit mjekësor në Spitalin e Ballshit, marrin sot shërbime shëndetësore me të aksesueshme. /j.p/
