Elbasan, shkolla “Ali Agjahu” me kushte bashkëkohore

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ – Shkolla “Ali Agjahu” në Elbasan iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë përfshirë këtu edhe sistemin e ngrohjes dhe ambientet sportive.

Bashkia e Elbasanit ka publikuar pamjet nga shkolla e rikonstruktuar, duke e cilësuar këtë të fundit si një nga shkollat më të mira, jo vetëm në Shqipëri. Sipas saj, vizioni është që të gjitha shkollat duhet të kenë të tilla standarde.

Në të tilla standarde në Elbasan janë disa shkolla, ndërkohë që kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini premtoi se të gjitha rikonstruksionet në vazhdim do të jenë të tilla duke përfshirë të gjitha objektet arsimore në territorin e bashkisë Elbasan. /j.p/

https://www.facebook.com/elbasanbashkia/videos/529089494228466/?t=12

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.