STAMBOLL, 20 shtator /ATSH-ANSA/ – Qëndrimi ynë është i qartë, ne nuk do të lejojmë asnjë projekt në Mesdheun Lindor që nuk ka miratimin e Turqisë, theksoi ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez .
”Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat dhe interesat tona deri në fund’’, shtoi ai.
Kjo deklaratë e ministrit erdhi si pasojë e marrëveshjes të re mes Qipros dhe Egjiptit për ndërtimin e një gazsjellësi nën det përmes të cilit Nikozia do të eksportojë gazin natyror nga platforma detare ‘’Afërdita’’ në Mesdhe.
“Në muajt e ardhshëm ne do të nisim shpimet tona të para në Mesdhe në kërkim të hidrokarbureve dhe qëllimi ynë është të minimizohet varësia energjetike dhe të zvogëlohet deficiti i bilancit tregtar që rrjedh prej hidrokarbureve”, theksoi Donmez./ /os/ a.jor.