ROMË – Vdes Inge Feltrinelli, botuesja e famshme italo-gjermane

ROMË, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Vdiq sot Inge Feltrinelli, një nga figurat më me ndikim në botën e botimeve.

Shtëpia botuese ”Feltrinelli” u themelua në vitin 1955 nga bashkëshorti i saj Giangiacomo Feltrinelli.

E lindur në Gjermani, Inge Feltrinelli, u bë shefe e kompanisë ”Feltrinelli” dhe konsiderohej si “mbretëresha e botimeve”.

Në Itali, ”Feltrinelli” është e njohur si një shtëpi botuese e autorëve të njohur si Gabriel Garcia Marquez, Doris Lessing dhe Gunter Grass, i cili ishte një nga miqtë e saj të ngushtë.

Kompania gjithashtu u bë e famshme si botuesja e parë e Boris Pasternakut, me romanin “Doktor Zhivago”, në vitin 1957./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.