Privatizimi i Teatrit Metropol, Basha: Shkresa pavlerë

TIRANË, 20 shtator /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama për Teatrin Kombëtar, duke u shprehur se Teatri i Metropolit është aty, kinematë i shkatërrove dhe në vend të tyre bëre pallate.

“Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema ’17 Nëntorin’, kinema ‘Republikën’, kinema ‘Partizanin’, kinema ‘Ali Demin’, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”, shprehet Basha.

Më herët, Kryeministri Rama tha në Kuvend se Teatrin e ri Kombëtar do jetë një vepër moderne dhe më i bukuri në rajoni, pa cënuar asnjë metër tokë publike./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.