Huadhënia në lekë, mbi 63% e kredisë për individët

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ – Huadhënia në lekë përbën mbi 63% të kredisë për individët.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se kredia në monedhën vendase për individët në fund të muajit korrik 2018 kishte vlerën e 115 miliardë lekëve.

Sipas BSH-së, kredia në lekë është rritur me 6.5% që nga fillimi i vitit, ndërsa kredia në valutë ka rënë me 3.5%.

Megjithëse euro u ndikua nga një zhvlerësim i lartë në kursin e këmbimit me lekun, duket se tendenca e kreditimit të individëve vijoi të favorizojë lekun, kjo pasi kredia në lekë vijon të ruajë norma interesi të ulëta. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.