Zyrtarja amerikane, Elisabeth Millard vizitë treditore në Shqipëri

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ – Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard ka mbërritur në Shqipëri, ku do të zhvillojë një vizitë treditore.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, thekson se Krye Zv. Ndihmës Sekretarja për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Elisabeth Millard do të takohet me udhëheqës të lartë shqiptarë, do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare, si dhe do të njihet me historinë dhe kulturën shqiptare.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.