Sezoni veror, Gjiknuri: OSHEE përmirësoi me 50% furnizimin me energji elektrike

TIRANË, 19 shtator /ATSH – I. Vata/ – Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri shprehet se OSHEE, përmirësoi me 50% treguesit e performancës së rrjetit gjatë sezonit veror, krahasuar me një vit më parë.

‏Duke renditur krahasimet në grafik, Gjiknuri pohon se “numri i defekteve për abonentët u përmirësua me 50%, ndërsa kohëzgjatja e defekteve u përmirësua me 53%. Kohështrirja e mungesë së energjisë u përmirësua me 46%, ndërsa konsumatorët e prekur nga mungesa e energjisë, u përmirësua me 50%”.

“Krahasuar me sezonin veror të një viti më parë, OSHEE përmirësoi me 50% treguesit e performancës së rrjetit. Remontet në kohë, investimet e reja dhe organizimi në terren e reduktuan kohën mesatare të riparimit të defekteve në 26.6 minuta”, shprehet ministri. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.