ROMË – Kurz: Italia dhe Austria kërkojnë shmangien e një Brexit-i të vështirë

ROMË, 19 shtator /ATSH-APA/ – Kancelari austriak Sebastian Kurz komentoi çështjen Brexit gjatë vizitës së tij në Romë, ku Italia dhe Austria pajtohen që një Brexit i vështirë duhet të shmanget.

“Ne mendojmë se të gjithë 27 vendet anëtare të BE duhet të arrijnë një qëndrim të unifikuar dhe një marrëveshje me Britaninë e Madhe. Ne do të flasim me kryeministren britanike Theresa May dhe do të shqyrtojmë situatën”, tha kancelari Kurz në një konferencë shtypi me kryeministrin italian, Giuseppe Conte.

Kurz edhe njëherë përsëriti mbështetjen e tij për zgjerimin dhe forcimin e agjencisë Frontex të mbrojtjes së kufirit të BE-së.

Austria është e kënaqur që Italia ka arritur të ulë numrin e të ardhurve të paligjshëm me 80% që nga fillimi i vitit.

“Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Italinë, por për Austrinë dhe të gjithë BE-në”, tha kancelari./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.