KINË – Li: Unilateralizmi nuk ofron asnjë zgjidhje për tregtinë Kinë-SHBA

PEKIN, 19 shtator /ATSH-AFP/ – Kryeministri kinez, Li Keqiang kritikoi sot unilateralizmin që po kërcënon tregtinë e lirë botërore, pas përshkallëzimit të konfliktit tregtar midis Pekinit dhe Uashingtonit.

”Është e rëndësishme që të mbrojmë parimet themelore të multilateralizmit dhe të tregtisë së lirë”, pohoi Li, në prani të një paneli sipërmarrësish, në hapje të edicionit kinez të Forumit Ekonomik Botëror në Tianjin (lindje).

”Përsa u takon problemeve ekzistuese, ato duhet të zgjidhen me anë të negociatave, pasi unilateralizmi nuk ofron asnjë zgjidhje”, vuri theksin presidenti kinez, një ditë pas vendosjes së tarifave të reja doganore amerikane.

Administrata Trump ka vendosur tarifa doganore 10% mbi 200 miliardë dollarë importe vjetore të mallrave kineze.

Gjiganti aziatik është kundërpërgjigjur gjithashtu duke shënjestruar 60 miliardë dollarë mallra amerikane të importuara në Kinë. Ai ka mbitaksuar tashmë 110 miliardë dollarë produkte të SHBA-së./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.