FOTO/ 100 pensionistë pasagjerët e radhës së “Air Albania”

100 pensionistë pasagjerët e radhës së "Air Albania"

100 pensionistë pasagjerët e radhës së "Air Albania"https://ata.gov.al/2018/09/19/foto-100-pensioniste-pasagjeret-e-radhes-se-air-albania/Kryeministri Edi Rama postoi sot një video në "Instagram Story", ku njoftoi një tjetër udhëtim të kompanisë shqiptare të fluturimit "Air Albania"."Sot 'Air Albania' fluturoi për 100 pensionistë", shkruan Rama, duke shpërndarë videon, ku një stjuardesë u uron pasagjerëve ”Udhëtim të mbarë”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 19 Shtator 2018

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Rreth 100 pensionistë ishin pasagjerët e radhës të kompanisë së parë shqiptare të fluturimeve “Air Albania”.

Kryeministri Edi Rama postoi sot një video në “Instagram Story”, ku njoftoi një tjetër udhëtim të kompanisë shqiptare të fluturimit “Air Albania”.

“Sot ‘Air Albania’ fluturoi për 100 pensionistë”, shkruan Rama, duke shpërndarë videon, ku një stjuardesë u uron pasagjerëve ”Udhëtim të mbarë”.

Në bordin e “Air Albania” ndodhet edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.