SHKUP – Maas në vizitë zyrtare për referendumin për emrin

SHKUP, 18 shtator /ATSH-MIA/ -Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass zhvillon sot një vizitë zyrtare në Maqedoni për të shprehur mbështetjen gjermane për referendumin e 30 shtatorit për emrin.

Vizita është konfirmim i mbështetjes pa rezerva për realizimin e qëllimeve strategjike maqedonase, anëtarësimin në BE dhe NATO.

Maas dhe homologu i tij maqedonas, Dimitrov do të shkëmbejnë mendime për zhvillimet  më të fundit politike në Republikën e Maqedonisë, axhendën reformuese të BE-së dhe NATO-s, bashkëpunimin rajonal si dhe për aktivitetet përgatitore lidhur me realizimin e suksesshëm të referendumit të 30 shtatorit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.