PHENIAN – Moon dhe Kim takohen për çarmatosjen bërthamore koreano-veriore

SEUL, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti i Koresë së Jugut, Mun Moon, u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në përpjekje për çarmatosjen bërthamore nga ana e Koresë së Veriut.

Në takimin e tretë të liderëve, kësaj radhe të mbajtur në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Moon pritet të përpiqet të ringjallë negociatat për armët bërthamore mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo ishte vizita e parë në Phenian nga një udhëheqës i Koresë së Jugut në 11 vjet.

Ceremonia në aeroportin ndërkombëtar ‘’Sunan’’ u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

Vetëm disa gazetarë të zgjedhur nga Koreja e Veriut u lejuan në Phenian për të mbuluar ngjarjen.

Mon, i cili ka vepruar si ndërmjetës në negociatat bërthamore midis Uashingtonit dhe Phenianit, tha të hënën se do të kërkonte “paqe të pakthyeshme dhe të qëndrueshme” gjatë samitit.

Trump anuloi një vizitë të planifikuar në Korenë e Veriut nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, muajin e kaluar, duke thënë se nuk ishte bërë progres i mjaftueshëm për denuklearizimin./ /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.