Meta: Shqiptarët në Maqedoni të votojnë pro të ardhmes europiane

TIRANË,18 shtator /ATSH- I. Vata/ -Presidenti Meta ju bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në referendumin e 30 shtatorit dhe të votojnë “Pro” të ardhmes së sigurt europiane të vendit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi.

Presidenti Meta vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike si dhe nënvizoi se faktori politik shqiptar në Maqedoni ka pasur dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në procesin e transformimit të brendshëm social dhe politik, si dhe për integrimet e Maqedonisë në organizatat euroatlantike.

Duke nënvizuar rëndësinë e integrimit të shpejtë europian të të dy vendeve tona si dhe të rajonit, Presidenti Meta theksoi se Maqedonia është në një moment tepër të favorshëm dhe optimist pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.