FUTBOLL – Ramos për Griezman: Padituria e tij është shumë e guximshme

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ – Përpara nisjes së Ligës së Kampionëve, kapiteni i “Real Madridit”, Serxho Ramos ka lëshuar disa deklarata kundrejt lojtarit të “Atletiko Madridit”, Antuan Grizman.

Deklaratat e Ramos erdhën pas prononcimit të Grizman, i cili u shpreh se pas këtij viti të suksesshëm që ai pati, “do të ulet në të njëjtën tavolinë me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon”.

“Padituria e tij është shumë e guximshme. Kur dëgjoj fjalët e këtij lojtari, më kujtohet, Toti, Xavi, Raul, Iniesta, Iker Kasijas që kanë fituar shumë tituj, por nuk kanë arritur të fitojnë asnjëherë Topin e Artë. Ai duhet të këshillohet nga Simeone ose Godin, njerëz që kanë vlera”, – u shpreh Ramos.

“Reali i Madridit” është duke kërkuar që të fitojë titullin e katërt të Ligës së Kampionëve rresht, diçka e paprecedentë në kohët moderne dhe Ramos dëshiron t’u tregojë të gjithëve se kjo mund të ndodhë sërish.

“Fitimi i tre Ligave të Kampionëve rresht nuk është një rastësi, duhet të ruajmë ambicien për të fituar”, – përfundoi Ramos. /Marca/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.