Forcat shqiptare e britanike, stërvitje të përbashkët në Kepin e Palit

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ – Forcat komando shqiptare dhe trupat britanike janë duke zhvilluar stërvitje të përbashkët në Kepin e Palit.

Trupat shqiptare dhe britanike po praktikojnë zbarkimin me mjete amfibe, në kuadër të stërvitjes “Albanian Lion 2018”, ku për herë të parë po marrin pjesë edhe forca nga Kosova.

Lajmi i bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila shkruan: “Po ndodh tani në Kepin e Palit: Komandot shqiptare dhe trupat britanike po praktikojnë zbarkim me mjete amfibe në kuadër të stërvitjes “Albanian Lion 2018”.

Stërvitja “Albanian Lion 2018” do të zgjasë për 3 javë, në të cilën do të angazhohen efektivë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Kroacia dhe Kosova.
1164 trupa dhe 126 mjete do të jenë të dislokuara në bazat më të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura, për të bashkëvepruar me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe aftësive për çdo lloj operacioni evakuimi. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.