BRUKSEL – BE: Marrëveshja Turqi-Rusi për Idlibin të garantojë mbrojtjen e civilëve

BRUKSEL, 18 shtator /ATSH/AFP/ – Komisioni Europian kërkoi sot që marrëveshja e njoftuar të hënën midis Turqisë dhe Rusisë për shmangien e një sulmi në provincën e Idlibit, bastioni i fundit më i madh rebel në veriperëndim të Sirisë, të garantonte mbrojtjen e jetëve dhe të infrastrukturave civile.

Maja Kocijançiç, zëdhënësja e ekzekutivit europian, u shpreh në daljen e përditshme për shtyp se ”shpresojmë që marrëveshja e arritur dje, sipas disa informacioneve, nga presidenti rus dhe turk, të garantojë mbrojtjen e jetëve dhe infrastrukturave civile si dhe një akses humanitar pa pengesa dhe të qëndrueshëm”.

Në Soçi, presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu turk, Recep Tajip Erdogan tejkaluan qëndrimet e kundërta dhe ranë dakort për të shmangur sulmin, një kërkesë e bërë nga regjimi sirian në Idlib, bastioni i fundit rebel dhe xhihadist i Sirisë, duke krijuar një ‘’zonë të demilitarizuar’’ nën kontrollin ruso-turk në këtë provincë.

Moska deklaroi se marrëveshja nënkuptonte se asnjë veprim ushtrak nuk do të ndërmerrej në Idlib./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.