FRANCË- Macron bën thirrje për një largim më të organizuar të migrantëve

FRANKFURT, 17 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për një proces më të efektshëm të largimit të azilkërkuesve që janë refuzuar, njoftoi agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Deklarata e Macron vjen pas një takimi të zhvilluar sot me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, në Vjenë, ndërsa të dy liderët janë duke u përgatitur për një samit të veçantë të BE-së, në qytetin austriak të Salzburgut në fundjavë, lidhur me çështjen e migrimit që ka shkaktuar shumë përçarje.

Macron dhe qeveria e tij e qendrës duan të godasin të ashtuquajturët, migrantët ekonomik që shkojnë në Europë për të kërkuar punësim dhe mirëqenie, si dhe të përmirësojë kushtet për azilkërkuesit dhe refugjatët politikë në Francë, sipas agjencisë franceze të lajmeve.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.