Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOTO/ Vithkuq, punohet për restaurimin e çatisë së kishës së Shën Gjergjit

TIRANË,17 shtator /ATSH/ – Në kishën e Shën Gjergjit, Vithkuq vazhdojnë punimet e fazës së parë. Restaurimi i çatisë do të shmangë rrezikun e lagështirës dhe e sjell objektin më qartë në tipologjinë e tij.

Mbas përfundimit të punimeve në çati, do të ndërhyhet në tavanin e kishës dhe pikturën murale, bën me dije DRKK Korçë.

Vithkuqi ka 24 kisha. Ai zë vend të veçantë në Shqipëri, jo vetëm për numrin e tyre, por për arkitekturën dhe zbukurimin.

Në Vithkuq, të vjetra dhe me famë janë edhe kisha e Kryeëngjëjve, Shën Mërisë, Shën Spiridonit, Shën Kozmait, Shën Gjergjit, e shumë të tjera, kisha, që më së shumti kanë përhapur kulturë dhe dije, sesa predikime e ide fetare. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version