Kontrolle intensive në Berat, pranga të dënuarit me 6 vjet burg

TIRANË, 16 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/-Në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Edison Bega banues në Kuçovë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas ka qanë i dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Renda Torino në vitin 2008, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.