UASHINGTON, 15 shtator /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i OAS-së, Luis Almagro deklaroi të premten se nuk duhet përjashtuar mundësia e një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë për të përmbysur qeverinë e Nicolas Maduros, përgjegjës i krizës më të thellë ekonomike, humanitare dhe migratore që po përjeton vendi.
Almagro u shpreh në një konferencë shtypi në qytetin kolumbian të Cucuta-s, pika kryesore hyrëse e shtetasve të Venezuelës në Kolumbi, pranë kufirit me Venezuelën lidhur me një ndërhyrje ushtarake për përmbysjen e regjimit të Nicolas Maduro, mendoj se nuk duhet përjashtuar çdo mundësi.
Drejtuesi i Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS), të cilin presidenti Maduro e akuzon për ndërhyrje, mbështeti deklaratën e tij bazuar në ”shkeljet e të drejtave të njeriut’’ dhe të ”krimeve kundër njerëzimit” të kryera sipas tij nga qeveria venezueliane kundër popullit.
”Përballë vuajtjes së qytetarëve, të ballafaquar me eksodin e popullsisë të nxitur nga qeveria venezueliane duhen ndërmarrë fillimisht veprime diplomatike, por nuk duhet përjashtuar ndonjë veprim tjetër”, përfundoi ai./
/v.b/