Pagesat elektronike, një shtyllë e rëndësishme për ekonominë jo-cash

TIRANË, 15 shtator /ATSH/- Paraja e gatshme (cash) është ende mjeti mbizotërues i pagesës kudo në Europën Juglindore, që nënkupton se ka ende shumë punë për të bërë në rrugën tonë drejt një ekonomie jo-cash në rajon.

Ekspertët e bankave shprehen se, Shqipëria ka lidhje tradicionalisht të forta me cash-in, ku klientët parapëlqejnë të paguajnë me valutë. Kohë pas kohe ne i pyesim konsumatorët rreth zakonit dhe traditës së tyre të pagesave, për të kuptuar më mirë se çfarë i pengon pagesat jo në para’ të gatshme.

Arsyeja që qëndron pas saj është zakonisht mungesa e njohurive, disa keqkuptime rreth pagesave jo-cash, ose thjesht parapëlqimi i parasë së gatshme për pagesa.

Sipas ekspertëve kjo është arsyeja pse ne besojmë se edukimi është themeli për një përparim të mëtejshëm dhe lëvizje drejt pagesave jo-cash.

Kur qytetarët i kuptojnë qartë përfitimet e pagesave elektronike të shpejta, të lehta dhe të sigurta, si dhe kur kanë mundësinë që të përdorin kartat e tyre në mjediset e ndryshme tregtare, ata i ndryshojnë zakonet dhe sjelljet e tyre, thonë ekspertët.

Ndërkohë ata apelojnë që ekonomistët e fushave përkatëse duhet të punojnë së bashku për të siguruar orientimin drejt ekonomiksit që do të maksimizonte rritjen e vëllimit të sistemit të pagesave elektronike, duke krijuar një kërkesë të përbashkët të kartëmbajtësve dhe tregtarëve.

Një format i tillë mund të kontribuojë në rritjen e pagesave elektronikedhe mbajtjen e një ekosistemi të balancuar, që siguron përfitime për të gjitha palët e përfshira. Si një shoqëri globale e teknologjisë së pagesave, vlerësojmë se një nga kontributet më të vlefshme që mund të japim është futja e sa më shumë njerëzve në sistemin financiar formal. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.